Rajoni

Kosovë, Opozita e përçarë në qëndrimet mbi dialogun me Serbinë

Me justifikimin se Kuvendi i Kosovës është pushim, Kryeparlamentari Veseli refuzoi kërkesën e socialdemokratëve për seancë të jashtëzakonshme rreth dialogut me Serbinë. Për këtë, PSD-së i duhen firmat e 40 deputetëve, ndaj i nevojitet ndihma e forcave të tjera opozitare. Vetvendosje refuzon të mbështesë ata që iu larguan, ndërsa Lidhja Demokratike, ende nuk ka kthyer përgjigje.  Më herët, mungesa e kuorumit në Kuvend, e la pezull rezolutën e socialdemokratëve për bisedimet me Beogradin. Opozita është e ndarë rreth dokumentit, por bashkohet në pikën që procesin të mos e drejtojë Presidenti Hashim Thaçi.