Një nga sfidat më të mëdha për ndalimin e përhapjes së COVID-19 janë bartësit asimptomatikë të sëmundjes, të cilët mund të përhapin virusin para se të kuptojnë se janë të infektuar.
Platforma përbëhet nga një unazë për gishtat e quajtur Oura dhe modelave të parashikimit të inteligjencës artificiale AL. Kjo platformë digjitale mund të detektojë simptomat e COVID-19 deri në tri ditë më parë me afro 90% saktësi.
Ka të bëjë me neuroshkencë dhe përcjell biometrinë e stresit, ankthit, memories dhe biometrive psikologjike. Unaza Oura mbledh të dhëna fiziologjike, si temperaturat e trupit, ritmin e zemrës, ritmin e frymëmarrjes dhe ritmin e gjumit.
Më pas kombinohen të dhënat me modele nga Al. Platforma po testohet nga 600 profesionistë të shëndetësisë dhe Universiteti i West Virginia është duke bashkëpunuar me partnerë si Universiteti Thomas Jefferson dhe ai Vanderbilt për t’i arritur testet në 10.000 pjesëmarrës.