Kriza e ekonomisë turke kërcënon edhe sistemin financiar në Europë. Por presidenti Erdogan i hedh poshtë pretendimet se ekonomia turke po përballet me probleme serioze. Ai flet për komplote të thurura kundër vendit të tij, duke përmendur një operacion të mirëorganizuar kundër Turqisë. Ndërkaq analistët bankarë thonë se kushtet financiare do të përkqësohen edhe në vijim.