Bota

Kryeministri i Australisë i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlament. Mocioni i iniciuar nga lideri i partisë opozitare, Partisë Laburiste , Bill Shorten dështoi në Parlament, pasi 76 ligjvënës mbështetën kryeministrin Turnbull, ndërkaq 67 të tjerë votuan kundër tij. Nëse do të kalonte mocioni, Turnbull do të detyrohej të jepte dorëheqje ose të shpallte zgjedhje të parakohshme.