Kryeministri i Kosovës viziton sot Vlorën. Ramush Haradinaj do të zhvillojë një takim me Kryebashkiakun Dritan Leli, pasuar me një vizitë në Monumentin e Pavarësisë. Gjithashtu, Haradinaj do të vendosë një kurorë me lule pranë varrit të Ismail Qemalit, si dhe do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Pavarësisë.