Kryeministri Rus, Dmitry Medvedev tha se “Pranimi i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një konflikt të tmerrshëm” dhe shtroi pyetjen se “Përse Aleanca e konsideron këtë veprim?”. Komentet e Medvedevit vijnë pas deklaratave të Presidentit Vladmir Putin. Shefi i Kremlinit paralajmëroi NATO-n kundër marrëdhënieve më të ngushta me Ukrainën e Gjeorgjinë. Ai kërcënoi se “Të tilla politika të papërgjegjshme do të kenë pasoja të paspecifikuara për Aleancën”.