Bota

Kryeministrja serbe: Kosova dhe Serbia, të largohen nga e kaluara!

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç foli mbi çështjen e rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Ajo u shpreh se tani është momenti që dy vendet të dalin nga konflikti, duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë të marrin një qëndrim të përgjegjshëm. Brnabiç shtoi se e gjithë shoqëria duhet të lëvizë drejt një zgjidhjeje të mirë për të dy vendet, në mënyrë që të largohen nga e kaluara.