Ditën e sotme, moti vijon i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.
Reshjet e shiut prezente që në orët e para në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra, sidomos në zonat perëndimore e jugperëndimore të vendit.
Gjatë ditës, reshjet mbeten prezente në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Në orët e mbrëmjes, pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në zonat luginore dhe përgjatë relieveve malore, fiton shpejtësi deri 15 m/s. Deti është me valëzim të forcës 2-4 ballë.