Aktualitet

‘Kufijtë’, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë kundër Thaçit

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehet kundër deklaratave të Presidentit të Kosovës për korrigjimin e kufijve. Nga ana tjetër ky këshill inkurajon dialogun me Serbinë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet gjithashtu qëndrimet e Tiranës Zyrtare që nuk e stimulojnë opsionin e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.