Vetëvendosje deklaroi se po konsideron protestat si masë për të ndalur ndryshimin apo korrigjimin e Kufijve mes Kosovës e Serbisë. Deputeti Ismajl Kurteshi ironizoi takimet Thaçi-Vuçiç kur tha se Presidenti kosovar po takohet privatisht me homologun serb dhe kurrësesi në emër të Kosovës. Sipas tij, korrigjim i kufijve nënkupton humbje të madhe për Kosovën.