Policia e Dibrës ka arrestuar tre shtetas në Maqellarë pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet e shërbimit.
Njoftimi zyrtar:
Të arrestuarit janë A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç dhe A.M., 53 vjeç, që të tre vëllezër, banues në Maqellarë. Sipas njoftimit zyrtar, ata po përballen me akuzat për “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të rendit publik” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.