Lideri i Vetëvendosjes duke komentuar deklaratat për një ndryshim të mundshëm të kufijve, u shpreh se Kosova po bëhet kurban për integrimin e Serbisë në BE. Albin Kurti tha se vendi po vuan gjithashtu pasojat për atë që e cilësoi “çintegrim i Thaçit nga Gjykata Speciale”. Sipas tij presidenti i Serbisë dëshiron marrëveshje fitimtare, që të fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. “ tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën” tha Kurti