Rajoni

Kosovë, Kurti paralajmëron shkarkimin e Thaçit me demonstrata

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kërkoi presidentit Hashim Thaçi që të mos bëjë pazare me territorin e Kosovës. Përndryshe, Kurti paralajmëron shkarkimin e Thaçit me demonstrata. Kreu i Vetëvendosjes tha se nuk pranojnë asnjë marrëveshje që nënshkruhet ndërmjet presidentit të Kosovës dhe të Serbisë, sepse, sipas tij, presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet që ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë.