Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj vazhdojnë të jenë një nga dyshet më të dashura për publikun shqiptar, sidomos pas suksesit të bashkëpunimit të tyre muzikor që u mirëprit gjerësisht. Por duket se marrëdhënia mes tyre shkon përtej muzikës.
Në një intervistë të fundit, reperi ka komentuar lidhjen e tij me këngëtaren, duke theksuar energjinë pozitive dhe kiminë që i bashkon. Ledri është shprehur:
Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën
Deklarata e tij ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të hedhin dyshime për një afërsi më të madhe mes tyre, përtej miqësisë dhe bashkëpunimit profesional.
Ndërkohë, as Ledri dhe as Xhensila nuk kanë komentuar më tej për spekulimet, por duket se kimia e tyre në skenë dhe jashtë saj po vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.