Aktualitet

Lëndë plasëse një lokali në Shkodër, dëme materiale!

Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e një 65-vjeçari në Shkodër, në lagjen Fermentimi. Rreth orës 06:00 të mëngjesit kur shtetasi Fran Kolbuçaj shkoi për ta hapur bar-kafenë që ka në pronësi, konstatoi të thyer xhamin e derës. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e prodhuar në mënyrë artizanale. Uniformat blu nisën hetime për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorit apo të autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak:

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës  të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.