Në fund të shtatorit, pritet një tjetër takim i liderëve të dy Koreve, Kim Jong Un e Moon Jae-in. Data nuk është përcaktuar ende, por mësohet se bisedimet, të tretat prej muajit prill do të zhvillohen në Penian. Koreja komuniste u zotua për Denuklearizimin, ndonëse pak po bëhet në këtë drejtim.