Aktualitet

Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet njoftoi planet për të shkurtuar 4 mijë e 500 vende pune

Linja ajrore me kosto të ulët EasyJet njoftoi planet për të shkurtuar 4 mijë e 500 vende pune.Gjithashtu kompania britanike konfirmoi edhe zvogëlimin e flotës së saj të avionëve pasi edhe kërkesa është më e ulët në treg për shkak të Covid-19. Situata e pandemisë ka detyruar linjat ajrore nëpër botë të zbarkojnë aeroplanët dhe të shkurtojnë dhjetëra-mijëra vende pune për t’u përgatitur për një treg thelbësisht të ndryshëm udhëtimesh në tri vjetët e ardhshëm.