Bota

Lira turke, Erdogan: Jemi nën rrethim ekonomik!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se vendi i tij është nën një “rrethim” ekonomik që nuk ka të bëjë aspak me treguesit e ekonomisë së vendit. Gjatë një fjalimi drejtuar ambasadorëve turq në Ankara, Erdogan tha se Turqia do të kapërceje “sulmin” mbi ekonominë e saj. Ai këmbënguli se ekonomia e Turqisë mbetet e fortë dhe tha se monedha do të rregullohej së shpejti “në nivelin më të arsyeshëm”.