Showbiz

“Lironi Britney”, çfarë fshihet pas fushatave të shumta online nga fansat e frikësuar të këngëtares?!

Prej ditësh tashmë kudo në rrjetet sociale po qarkullojnë fushata të ndryshme dhe komunitete fansash me thurjen “#freebritney”.

Fansat e këngëtares së famshme Britney Spears mendojnë se ajo po mbahet peng nga babai i saj i cili ka kontroll të plotë mbi jetën e saj që pas problemeve të vitit 2007.

Teori të ndryshme konspirative po qarkullojnë kudo ku thuhet se 38-vjeçarja nuk gjendet vetëm nën kujdestarinë e babait por edhe të një grupi mjekësh, avokatësh, terapistësh dhe gjyqtarësh.

Së fundmi është vënë re se ajo po sillet çuditshëm nga gjërat që poston në rrjetet sociale sakaq, herë pas here Spears u shprehet fansave se nuk ka mjaftueshëm liri, duke i shqetësuar këta të fundit.

Burime pranë “TMZ” kanë rrëfyer se nuk ka asgjë që nuk shkon me këngëtaren krahas faktit se ilaçet e saj dhe qetësuesit kanë zbehur efektin nga përdorimi i tepërt.

Megjthatë, disa fansa të tjerë kanë arritur të kontaktojnë fshehurazi yllin e muzikës duke i kërkuar që të veshë diçka ngjyrë rozë nëse ndodhet në rrezik dhe diçka të zezë nëse ka nevojë për ndihmë.

Në videot e fundit të postuara online, këngëtarja është shfaqur duke i veshur të dyja këto ngjyra.