Sokol Balla prezanton librin e ri që mban firmën e tij dhe mbërrin në ditëlindjen e 15-të të Top Channel. “Loja që ndryshoi Shqipërinë” vjen për publikun në ditët e fundit të vitit në të cilin Kombëtarja e Futbollit regjistroi të parën pjesëmarrje në Europian. Me një stil që e bën të lehtë leximin, autori i njohur për analizat politike, kësaj here sjell një histori të futbollit tonë ndër vite, duke u ndalur në momente historike. Libri “Loja që ndryshoi Shqipërinë” u prezantua sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës mes politikanësh, gazetarësh, drejtuesish të mediave dhe trajnerit Gianni De Biasi.