Bota

Londër, autori i sulmit të 14 Gushtit akuzohet “Për tentativë vrasje”

I arrestuari për sulmin e 14 Gushtit pranë Parlamentit të Londrës akuzohet  “Për vrasje të mbetur në tentativë”. Salih Khater me origjinë nga Sudani e banim në Birmingham plagosi tre persona kur me automjetin e tij tip “Ford” hyri në një zonë këmbësorësh, të martën e kaluar.   29-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërsa hetimet janë përqëndruar në pistën e terrorizmit.