Ylli i muzikës pop, Madonna, shprehu mbështetjen e saj për iranianët përmes një postimi në Instagram, duke i inkurajuar ata të qëndrojnë të fortë, ndërsa reflektonte mbi lirinë, protestat dhe rezistencën. Duke përmendur kufizimet me të cilat përballen gratë, si edhe ndalesat në lirinë e shprehjes, veshjes dhe lëvizjes, ajo tha se qëndron në krah të iranianëve që kërkojnë ndryshim.
“Populli i Iranit nuk ka njohur liri prej shekujsh. Nuk mund të pretendoj se e kuptoj plotësisht vuajtjen që është përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit”, shkroi ajo. Të paktën 2,400 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave, sipas një grupi për të drejtat e njeriut me seli në SHBA.
Por, numri mund të jetë edhe më i lartë për shkak të ndërprerjes së komunikimeve dhe ndërprerjes së energjisë, që e kanë bërë më të vështirë llogaritjen e numrit. Madonna, thuhet se është fejuar fshehurazi me të dashurin e saj 29-vjeçar, futbollistin Akeem Morris. Sipas burimeve pranë këngëtares, këngëtarja është më e lumtur se sa ka qenë në dekada dhe gëzon një marrëdhënie që i sjell paqe dhe stabilitet.
Çifti u takua në vitin 2022 gjatë një xhirimi për revistën Paper dhe e filluan lidhjen e tyre menjëherë pas ndarjes së Madonnas me boksierin Joshua Popper. Ata u shfaqën për herë të parë në publik këtë verë, ndërsa spekulimet për fejesë filluan në janar pasi këngëtarja ndau foto në rrjetet sociale me një unazë diamanti. Dyshja festuan së fundmi së bashku ditëlindjen e 67-të të artistes në Toskanë, me gjashtë fëmijët e saj. Sipas burimeve, Madonna tashmë po shqyrton vendet e dasmës, duke përfshirë Italinë, Portugalinë ose pronën e saj në East Hampton.