Celebrities Magazine

Maestro: “Nga vjet mbaj mend Eglën dhe Julin, të tjerët s’di kush janë…”!

I ftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë maestro Armaldo Kllogjeri.  Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”  hodhi në gjyq Teatrin e Operës dhe Baletit, pasi një muaj para se të përfundonte “Big Brother VIP 2”, ku ai ishte konkurrent, e pushuan nga puna pas 20 vitesh karrierë. Nga ky gjyq ai doli fitues. Më pas, në studio, ai komentoi edhe ngjarjet e fundit të ndodhura brenda shtëpisë së BBV.