Platforma e njohur Netflix ka publikuar trailerin e parë të “Man vs Baby” me protagonist, aktorin e njohur britanik Rowan Atkinson. Seriali komedik me katër pjesë e sjell aktorin e Mr Bean në të njëjtin rol si në mini-serialin e tij Man Vs Bee, i cili u shfaq për herë të parë në ekrane në vitin 2022. I shkruar dhe krijuar nga Rowan, 70 vjeç dhe skenaristi Will Davies, seriali i ri që pritet të publikohet përpara Krishtlindjeve do të përmbajë katër episode të reja, secila me kohëzgjatje 30 minuta.
Netflix madja ka bërë të ditur datën e publikimit që do të jetë më 11 dhjetor. Rowan do të luajë rolin e protagonistit, kujdestarit të shkollës Trevor Bingley, i cili, pasi largohet nga puna e tij e mëparshme si rojtar shtëpie, për t’u bërë kujdestar në një shkollë, merr një ofertë për një punë të re në një penthouse luksoze. Në ditën e fundit të periudhës shkollore, gjithçka shkon keq kur askush nuk vjen të marrë foshnjën që luan Jezusin dhe Trevor gjendet papritur me një shoqërues të vogël e të papritur.