Rajoni

Maqedoni, 7 të arrestuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri dhe Irak

7 persona që besohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë janë arrestuar sot nga policia në Maqedoni. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Nëse akuzat ndaj tyre provohen ata rrezikojnë deri në 10 vite burgim. Autoritetet në Shkup thonë se deri më tani 100 shtetas të Maqedonisë kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar. 20 prej tyre janë vrarë.