Kërcënohet me jetë kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela. Ngjarja ndodhi pak orë pas deklarimit të tij se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare mes maqedonasve e shqiptarëve që t’u jepet fund njëherë e mirë konflikteve të brendshme. Grupi “Luanët Maqedonas” në një postim në rrjete sociale deklaruan se gjatë 27 prillit të përgjakshëm, Sela e kaloi shumë lehtë dhe është dashur “Kire-ja të ja këpus kokën.”