Rajoni

Maqedoni, publikohet në shqip marrëveshja për emrin

Qeveria e Maqedonisë publikon edhe në gjuhën shqipe marrëveshjen e arritur me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit të arritur më 17 qershor 2018. Marrëveshja është fryt i një procesi të gjatë dhe të ndërlikuar bisedimesh mes Shkupit dhe Athinës. Palët ranë dakord për Emrin Maqedonia e Veriut. Ky ndryshim pritet të hidhet në referendum popullor.