E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka, ka qenë juristja Mardiola Baco. Ajo ka komentuar lojën e banorëve të “Big Brother VIP 4”, si dhe ka dhënë mendimin e saj për disa nga lojtarët më të fortë dhe jo vetëm…
Si të duket ky edicion i “Big Brother VIP”?
Edicioni është shumë i bukur, totalisht ndryshe nga i kaluari. Jo luftarak, por më emocional, më i drejtpërdrejtë, më i përkujdeshëm në anën sociale. Një dimension i ri që duhet ta kenë të gjithë në jetën e përditshme. Nuk duhet të jemi bullizues, ofendues, por ata kanë ruajtur ndjenjën e masës.
Cili prej banorëve të ka rënë më shumë në sy?
Më kanë rënë disa në sy. Përshembull Laerti me çmenduritë e tij. Rozana e cila mbase na duhej ne si publik. Si lojtare, është pozicionuar si antagoniste. Por po luan shumë bukur, pa qenë negative. Pameçuaria e Jozit më ka spikatur. Bonën e keqinterpretova si vajzën e lehtë. Por ajo nuk është ashtu. Ajo luan rëndshëm vajzën e lehtë. Meshkujt duan vajza të pakomplikuara. Ajo kështu ka gjetur dy meshkuj aty që i tërheq pas vetes.