Art & Kulturë

Mariah Carey dështon në skenë, natën e ndërrimit të viteve

2017-ta nuk hyri me këmbë të mbarë për Mariah Carey-n. Në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë kritikat në adresë të këngëtares me famë botërore pasi dështoi në skenën e sheshit “Times Square” të Nju Jorkut gjatë koncertit në natën e ndërrimit të viteve. Carey e ndërpreu disa herë performancën e këngës “Emotions” aq sa rrjetet televizive CNN apo Fox hodhën dyshime se ajo ka humbur vokalin e fuqishëm. Në përgjigje të kritikave, Carey deklaroi se “jo gjithmonë jeta shkon sipas planeve”.