Tech

Mark Zuckerberg pohon se Inteligjenca Artificiale së shpejti mund të bëjë punën e…

Mark Zuckerberg tha se themeluesit dhe sipërmarrësit e sotëm duhet të përfitojnë nga teknologjia që ai nuk mundi kur ndërtonte Facebook dy dekada më parë. “Nëse do të fillonit çfarëdo që po filloni 20 vjet më parë, do të duhej të kishit ndërtuar të gjitha këto gjëra të ndryshme brenda kompanisë suaj dhe tani ka platforma të shkëlqyera për ta bërë këtë”-ka thënë CEO i Meta në një konferencë të fundit. Zuckerberg thotë se përdorimi i teknologjive si IA mund t’i ndihmojë themeluesit e sotëm “të përqendrohen në idenë kryesore” të një kompanie.

“Mendoj se kjo do të çojë në gjëra me cilësi shumë më të mirë që krijohen në të gjithë botën, sepse tani po jeni në gjendje të keni këto, si, ekipe shumë të vogla me talente që janë, si, të apasionuara pas një ideje”-tha Zuckerberg. “Ndoshta në vitin 2025, ne në Meta, si dhe kompanitë e tjera që në thelb po punojnë në këtë, do të kemi një IA që mund të jetë në mënyrë efektive një lloj inxhinieri i nivelit të mesëm që keni në kompaninë tuaj që mund të shkruajë kod”-ka thënë ai.

Ndërkaq, nëë çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme. Rikujtojmë, se së fundmi Mark Zuckerberg ka zbuluar rutinën e tij të veçantë të mëngjesit, të cilën ai thotë se ka qenë çelësi i transformimit të tij nga një programues i thjeshtë në një miliarder. Në një intervistë të kohëve të fundit në podcastin This Past Weekend, CEO i Meta rrëfeu se ai e shmang plotësisht kafenë, refuzon “kimikatet” dhe i fillon ditët e tij duke ‘luftuar’.

“Zgjohem në mëngjes dhe luftoj me njerëz”-tha Zuckerberg, duke iu referuar “seancave të tij intensive dyorëshe të jiu-jitsu braziliane”, pasionit të tij të ri sportiv. Larg nga ndjekja e gjurmëve të manjatëve të tjerë të teknologjisë që kanë pranuar se përdorin kanabis ose substanca psikedelike, Zuckerberg preferon suplemente më konvencionale si kreatina dhe vitamina D. Përjashtimi i tij i vetëm me kafenë është me pushime, dhe edhe atëherë, ai e pi atë “për qëllime rekreative”.