Mitrovicën e viziton sot Drejtori i së ashtuquajturës “Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit Serb, Marko Gjuriç do të takohet me përfaqësues të Listës Serbe. Këtë herë, vizita e tij është miratuar nga Prishtina zyrtare, pasi u kërkua leje paraprake. Kohë më parë, Gjuriç vizitoi Kosovën pa leje dhe si pasojë u shoqërua nga forcat policore jashtë kufirit. Ngjarja u përcoll me reagime në Beograd.