Health & Beauty

Maska ideale për lëkurën tuaj gjatë dimrit që mund ta përgatisni lehtësisht në shtëpi

Stina e dimrit është stina e cila shfaq probleme në lëkurën e njeriut. Kjo, pasi i ftohti është një faktor i cili ndikon keq në lëkurë. Kështu që për t’ju ardhur në ndihmë në këto ditë të ftohta po ju japim recetën e një maske që do t’ju dhurojë një lëkurë të butë deri në sezonin e verës. Përbërësit që ju nevojiten për këtë maskë janë: Vazelina, vaj esencial, aloe vera!

Si ta përgatisni?

Në një enë të pastër filloni të shkrini vazelinën deri sa të marrë trajtën e një lëngu. Në të shtoni dy lugë çaji nga xheli i aloe verës dhe përbërësit trazojini mirë deri sa të përftoni një masë të njëtrajtshme. Në fund shtoni vajin esencial, që mund të jetë thjesht me aromën tuaj të preferuar. Vazelina do ta ndihmojë lëkurën të qëndrojë e butë dhe shumë e hidratuar gjatë këtyre ditëve të ftohta. Ndërsa aloe vera është ajo që do të bëjë ripërtëritje të saj. Vaji esencial do t’i japë përbërjes aromë të mirë që do të ndikojë dhe tek humori juaj.