Në këto çaste, Maxhoranca dhe Opozita ulen në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore. Çështjet që kërkojnë zgjidhje janë përbërja e Kolegjit Zgjedhor, financimi i partive politike apo krijimi i një qeverie teknike 6 muaj para zgjedhjeve. Por, pika më e nxehtë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor, i kërkuar me ngulm nga Opozita parlamentare. Më herët, palët u dakordësuan që Reforma Zgjedhore të mbyllet brenda muajit.