Aktualitet

Mbi 5.5 milionë njerëz janë prekur nga Covid-19 në botë

Sipas shifrave që jep universiteti “Johns Hopkins”, koronavirusi ka infektuar rreth 5 milionë e 500 mijë njerëz në të gjithë botën, ndërsa mbi 346 mijë janë viktimat. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, më shumë se 1 milionë e 600 mijë e të atyre që ndërruan jetë, mbi 98 mijë. Në Europë, shtetet më të goditura janë Britania e Madhe, Spanja, Italia e Franca.