Politikë

Mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Itali më 13 nëntor, Rama niset sot drejt Romës!

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj.

LEXO EDHE:  Projektbuxheti 2026/ Rama: Për herë të parë kemi parashikuar buxhet për rimbursimin e barnave kundër kancerit!

Sipas informacionit zyrtar nga Kryeministria, bëhet me dije se të enjten, Rama do të takohet me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.

LEXO EDHE: Negociatat me BE-në, më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit! Rama: Rekord, ia arritëm brenda 12 muajve…

Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.