Aktualitet

Me armë në automjet, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë!

Në Tiranë, policia prangosi një 34-vjeçar pasi lëvizte me armë zjarri në kryeqytet.  Ai u arrestua nga shërbimet e komisariatit nr.5 ndërsa iu sekuestrua arma e zjarrit  me krehër dhe fishekë, që i mbante në automjet.

Njoftimi i plotë policor:

Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.

Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.