Popullsia e vogël e një fshati në Japoni tani është “shtuar me kukulla”, pasi i përdorën për të zëvendësuar ata që janë larguar nga zona. Më pak se 60 njerëz jetojnë në fshatin jugor Ichinono të Japonisë, shumica e tyre kanë kaluar moshën e pensionit, pasi të rinjtë janë larguar për punë ose arsim. Në një përpjekje “për të shëruar vetminë”, fshatarët kanë përdorur rroba dhe pëlhura të ndryshme për të qepur një popullatë të re kukullash. Hisayo Yamazaki, një banore 88-vjeçare u shpreh:
Ne jemi ndoshta më shumë se kukullat.

Ajo shtoi se shumica e familjeve në Ichinono kishin fëmijë që kishin shkuar diku tjetër. Yamazaki vijoi:
Tani po paguajmë çmimin.

Megjithatë ka disa banorë më të rinj në Ichinono, duke përfshirë Rie Kato, 33 dhe Toshiki Kato, 31. Djali i tyre 2-vjeçar, Kuranosuke Kato, ishte fëmija i parë i Ichinono në dy dekada, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme të Japonisë. Babai i tij shprehet:
Vetëm duke lindur këtu, djali ynë përfiton nga dashuria, mbështetja dhe shpresa e kaq shumë njerëzve – edhe pse ai nuk ka arritur ende absolutisht asgjë në jetë.

Japonia ka përqindjen më të lartë të njerëzve të moshës 65 vjeç e lart, sipas të dhënave të publikuara muajin e kaluar nga byroja e statistikave të vendit. Ndërsa popullsia e Japonisë po zvogëlohet, numri i njerëzve të moshës 65 vjeç e lart është në një nivel rekord prej 36.25 milionë – duke përbërë 29.3% të popullsisë totale. Të dhëna të veçanta nga ministria e punëve të brendshme tregojnë se popullsia totale e vendit ra për të 15-in vit radhazi në 2023, me një rekord të ulët prej 730,000 të porsalindurve, por një nivel më të lartë të të gjitha kohërave prej 1.58 milionë vdekjesh.
