Mijëra fotografi pritet të shfaqen në një ekspozitë 3D në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. OKB-ja është duke kërkuar nga njerëzit në të gjithë botën të shtojnë emrat e tyre në një peticion mirëpo kësaj here jo me laps por me “selfie”. Synohet që të theksohen vështirësitë e miliona personave që janë pjesë e konflikteve në të gjithë botën, si dhe të kërkohet mbrojtje për ata që tentojnë të ndihmojnë në to. Imazhet në një version tredimensional do të publikohen në një strukturë xhami në ndërtesën e OKB-së.