Bota

Mekë, nis pelegrinazhi i përvitshëm

Nga sot, rreth dy milionë myslimanë nisin pelegrinazhin e përvitshëm në Mekë, tashmë me një rritje të aplikacioneve të celularëve për t’i ardhur në ndihmë besimtarëve. Deri tani, kanë mbërritur rreth 1.7 milionë pelegrinë, për ritualet që mbyllen të premten e ardhshme, më 24 Gusht. Ende shumë të tjerë pritet të shkojnë në qytetin e shenjtë. Haxhi është një nga pesë shtyllat e fesë islame.