Ylli amerikan i reality show-t “The Real Housewives of Beverly Hills”, Teddi Mellencamp, ka zbuluar se ka nisur një lidhje të re, ndërsa po përballet me një nga sfidat më të vështira të jetës së saj, kancerin në fazën e katërt.
Në podkastin “Two T in a Pod”, ajo foli hapur për partnerin e saj të ri, duke treguar se ai është më i madh në moshë, por pa zbuluar identitetin. Mellencamp pranoi se marrëdhënia e tyre nuk është pa sfida, sidomos për faktin që të dy janë prindër nga lidhje të mëparshme.
Ky është problemi kur je në një lidhje dhe të dy keni fëmijë. Si supozohet ta kalosh këtë?
-u shpreh ajo, duke reflektuar mbi kompleksitetin e situatës.
Megjithatë, ajo theksoi se kjo lidhje i ka sjellë mbështetje të madhe emocionale në një periudhë tepër të vështirë për të.
Sipas saj, partneri është një person pozitiv, racional dhe me humor, diçka që e ndihmon të përballet më lehtë me realitetin.
Gjëja që më pëlqen më shumë tek ai është se më bën të qesh
-tha Mellencamp.
Teddi Mellencamp kishte kërkuar divorc nga ish-bashkëshorti i saj Edwin Arroyave në vitin 2024, pak para se të mësonte se melanoma ishte përhapur në tru dhe mushkëri.
Duke kujtuar atë periudhë, ajo pranoi se do të kishte dashur të ishte më e hapur për nevojat e saj emocionale.
Doja vetëm që dikush të ishte pranë meje, të shikonim një film bashkë
-rrëfeu ajo me sinqeritet.
Pavarësisht ndarjes, ajo thekson se ruan një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshortin për hir të fëmijëve, ndërsa tani duket se po gjen forcë dhe mbështetje në një kapitull të ri të jetës së saj.