Celebrities Gossip Music Showbiz

Mesa duket qenka bërë trend edhe Stresi paralajmëron publikimin e këngës ditën e ditëlindjes së tij!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

Mesa duket qenka bërë trend, pasi përveç Beatrix Ramosaj edhe Stresi ka një surprizë për ndjekësit ditën e ditëlindjes. Vetëm pak më parë, reperi ka lajmëruar me një postim në ‘Instastory’, se së shpejti do të publikojë këngën e tij më të re, që është një bashkëpunim me dj Flor Bana, me të cilin reperi ka dhe disa bashkëpunime të tjera. Stresi ka lajmëruar gjithashtu se kënga do të jetë një hit veror dhe se do të publikohet më 14 Qershor në orën 23:59, me rastin e ditëlindjes së reperit.

 

Kujtojmë se me anë të një postimi në ‘Instastory’, reperi ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve. Stresi ka postuar një foto të tij me një shkrim paralajmërues.

Reperi njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re, një ndër to ka qenë edhe ajo para pak kohësh, ku Stresi dha një deklaratë ‘bombë’.