Celebrities Gossip Showbiz

Stresi bën deklaratën ‘bombë’: “Jam i lidhur me shumë femra”!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore, pasi ka qenë në arrati jashtë Shqipërisë për plot 7 muaj. Ai qëndroi në Londër me miqtë e tij dhe së fundmi është rikthyer sërish me projekte të reja në muzikë.

Së fundmi për shkak të një video që reperi kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram është aluduar për një lidhje mes tij dhe vajzës që shfaqej në atë video. Por duket se Stresit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe ka reaguar me një Instastory ku dha një deklaratë ‘bombë’.

Kam parë shumë spekullime, shumë fjalë nga shumë media rozë që kanë shkruar lidhur me video-n që kam hedhur dje me atë vajzën. Nuk jam i lidhur me asnjë, as me atë vajzën që keni parë në atë video. Unë jam i lidhur me shumë femra realisht, kështu që hiqini ato aludime dhe vazhdojmë jetën personale çdokush ashtu siç e do vet. Edhe të fala të gjitha ex-ave të mi dhe këtyre që kam do u coj të fala vitin tjetër, kështu që mos spekulojmë më nëse është kjo apo ajo.

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.