Bota

Michelle Bachelet, Komisionerja e re e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi emërimin e ish-presidentes së Kilit, Michelle Bachelet, në postin e Komisioneres të Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Bachelet ishte presidentja e parë grua në Kili. Ajo vetë ka qenë viktimë e abuzimeve të të drejtave të njeriut, duke vuajtur tortura nën regjimin famëkeq të krahut të djathtë nën udhëheqjen e gjeneralit Augusto Pinochet në fillim të viteve 1970.