Bota

“Microsoft” ndal sulmin kibernetik të “hacker”-ave rusë

Tentativat e Rusisë për sulme kibernetike kundër grupeve konservatore amerikane janë zmbrapsur. Kompania “Microsoft” thotë se, “hacker”-a rusë janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizata politike, përfshirë Institutin ndërkombëtar Republikan dhe atë “Hudson”. Por, këto tentativa janë zmbrapsur pasi stafi i sigurisë së “Microsoft”-it mori kontrollin e “domain”-eve.“Microsoft” tha se grupi i “hacker”-ave “Fancy Bear” qëndron pas sulmeve.