Një biznesmen i pasur duket se ka mbetur pa asgjë nga marrveshja e divorcit të tij pasi mori në shtëpinë e tij në Miami një modele Playboy.
Çifti patën dy fëmijë dhe drejtonin një biznes të suksesshëm telefonie në Londër.
Ata kishin një stil ekstravagant jetese teksa zoti Rothschild udhëtonte me Lamborghini e madje bleu një apartament $2 milion në Miami.
Kur u ndanë, biznesmeni vijoi të jetonte në shtëpinë në Miami me te dashuren e re, modelen e Playboy, Sherra Michelle megjithse ishte urdhëruar të largohej dhe kërcënuar me dënim me burg gjatë çështjes ligjore me ish-gruan.
Pas konfliktit të gjatë, gjykatësi Justice Cohen ndau pasurinë e tyre duke i dhënë zonjës de Souza, 46 vjeçe, biznesin e yre me vlerë mbi 2 milionë euro, plus para të tjera dhe prona me vlerë reth 1.2 milionë euro.
Zotit Rothschild iu dha apartamenti në Miami të cilin gjykata e vlerësoi në $3 milionë, por përfituesi u ankua se vlera e tij ishte shumë më e ulët dhe se nuk po merrte pjesën e drejtë të divorcit.
Por biznesmeni mbeti thuajse pa asgjë pasi u detyrua të paguante dhe rreth 400 000 dollarë tarifat ligjore.
Rothschild njihej më parë si Richard Pierzchalo-Piasecki por ndryshoi emrin e tij në 2016. Ai raportohet se nuk është pjesë e familjes së pasur te financiereve cifute Rothschild.
Avokati i tij Chamberlayne tha se gjykatësi “ishte verbuar” nga nevojat e klientit të tij pasi Rothschild e kishte prezantuar veten si “karakter jo-tërheqës, insensitiv, kontrollues”.
Ai shtoi më tej se gjykatësi kishte sugjeruar se “burri ia bëri vetes”.
Ai shtoi: “Gjykatësi simpatizonte me gruan dhe kjo e bëri të humbiste gjykimin mbi nevojat e dy palëve, duke i kaluar asetet vetëm njërës prej tyre”.
Gjyqi vazhdon.