Ministri turk i financave, Berat Albayrak mbajti gjatë ditës së sotme një konferencë me investitorë globalë. Ministri garantoi se qeveria është në gjendje të përballet me situatën e rënies së lirës turke ndaj dollarit. Ai tha se kjo është kriza më e rëndë e monedhës turke, që nga viti 2001 dhe është e nxitur tërësisht nga faktorë të jashtëm. Gjithsesi politika do ta përballojë me sukses, thotë Albayrak