Fashion Live From Tirana Showbiz

Moderatorja e veshur më mirë në ekran, Niko Komani: “Një ikonë mode, po të isha stilisti i saj…”

Iftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka komentuar banorët e “Big Brother VIP 4”, sipas mënyrës se si vishen, por edhe si lojtarë…

Po veshjen e Nedës si e komenton?

Më ka pëlqyer. Shpesh e kemi parë që opinionistet e tjera kanë patur veshje të gatshme. Këtë vit po i bën gjithçka nga fillimi, tregon përgatitje për atë prime. Ka më shumë përkushtim këtë vit për opinionistët, të paktën për Nedën, se Arbri është gjithmonë klasik me kostum. Ledioni më pëlqen se guxon shumë.

Po veshja e Heidit në “Fan Club”?

Më ka pëlqyer sidomos episiodi i fundit që ishte me pantallona të shkurtra. Këtë vit Heidi i ka ‘custom made’, por ka një ajër europian e më pëlqen shumë. Do i sugjeroja sërish pantallona të shkurtra, më pëlqen kur ekspozon këmbët.

Cila nga moderatoret në televizion vishet më mirë?

Grida. Më ka surprizuar. Është një ikonë mode.

Çfarë tregon për të kollarja ose dora në xhep?

Personalitet i fortë. Po të isha stilisti i saj do isha i kujdesshëm për përzgjedhjet. Do çoja një kostum ose fustan që ka një mesazh. Që mund të vishte gjithçka nuk e dija. Mezi pres ta bëj një kopertinë me të.