Në puntatën më të fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, Sara Gjordeni u përball me një pyetje që prej kohësh kishte ngjallur kureshtje tek ndjekësit: çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e saj me Egli Takon?
Në finalen e “Big Brother VIP Albania”, Sara u shfaq me një surprizë prekëse për Eglin, duke treguar publikisht mbështetjen e saj të fortë për të.
Por sot, duket se raporti mes tyre ka ndryshuar ndjeshëm, pasi të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, një detaj që fansat e kanë vënë re menjëherë.
Gjatë bisedës në studio, moderatorja Rudina Dembacaj e pyeti hapur Sarën për këtë ndryshim:
Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?
Sara zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke u shprehur me kujdes:
Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?
Ajo shtoi më pas:
Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.
Me këtë deklaratë, Sara duket se la të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është ftohur gradualisht, pa ndonjë konflikt të hapur, por gjithashtu pa shumë gjasa për t’u rikthyer në të njëjtin nivel miqësie si më parë.