Gossip

Sara Gjordeni kritikon ashpër komentet në rrjete! “Nuk kam parë asnjë prej këtyre ‘personaliteteve’ të…”

Sara Gjordeni ka dalë publikisht me një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar mënyrën se si ish-banorët e “Big Brother” trajtohen jashtë shtëpisë dhe duke ngritur shqetësime serioze mbi etikën e gjykimeve publike.

Ajo thekson se, edhe pse disa situata brenda formatit mund të duken qesharake apo të ekzagjeruara, mënyra se si ato shpërndahen dhe interpretohen jashtë kontekstit është “disi jonjerëzore”.

Sara, që flet si ish-banore dhe si vajzë, vëren se profile të ndryshme dhe faqe në rrjetet sociale shpesh publikojnë momente të shkëputura, meme apo video të banorëve, të shoqëruara me ironi dhe komente tallëse.

Ironia deri në një masë është e pranueshme, por problemi është që Big Brother po perceptohet si një terren ku publiku ndjehet i lirë të godasë dhe të gjykojë pa kufij

-shprehet ajo.

Ajo shpjegon se situata bëhet edhe më e rëndë kur ish-banorët dalin nga shtëpia dhe përballen me dhjetëra video për veten e tyre, pa kontekst dhe pa shpjegim për atë që realisht ka ndodhur.

fund të reagimit, Sara kritikon edhe personazhet publikë që ndërtojnë identitetin e tyre duke tallur banorët e BB-së dhe deformuar kontekstin e situatave përmes komenteve sarkastike.

Deri tani nuk kam parë asnjë prej këtyre ‘personaliteteve’ të futet vetë në atë shtëpi, të përballet me kamerat dhe të shohë si është të jesh në vendin e tyre

-përfundon ajo.

Ky reagim ka ngjallur debat të madh në rrjet, duke nxitur diskutime mbi kufijtë e humorit, etikën e publikut dhe respektin ndaj jetës personale të banorëve të reality show-ve.