Health & Beauty Lifestyle

Mos u justifikoni më! Ja cila është dita më e mirë për të nisur palestrën…

Nisja e palestrës është një hap i rëndësishëm drejt një jete më të shëndetshme dhe aktive. Shumë njerëz e shtyjnë këtë vendim duke pritur “ditën e duhur”. Por, sipas ekspertëve të fitnesit dhe psikologjisë së motivimit, dita më e mirë për të nisur palestrën është e hëna.

E hëna simbolizon fillimin e një jave të re dhe për shumë njerëz është një mundësi për një “rifillim”. Kjo ndjenjë e re dhe motivuese krijon një impuls pozitiv që ndihmon në ndërtimin e zakoneve të reja. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Clinical Psychology, njerëzit që nisin qëllimet e tyre të hënën kanë më shumë gjasa të qëndrojnë të përkushtuar në javët në vijim.

Për më tepër, e hëna është zakonisht dita kur njerëzit ndihen më të motivuar pas fundjavës, gjatë së cilës shpesh ndodhin teprime në ushqim apo pasivitet. Kjo krijon një kontrast që i shtyn individët të marrin kontrollin e trupit dhe shëndetit të tyre. Nisja e palestrës në fillim të javës ndihmon edhe në krijimin e një rutine më të qëndrueshme. Ajo i jep tonin pjesës tjetër të javës dhe rrit ndjenjën e arritjes që në ditët e para.

Pavarësisht kësaj, dita më e mirë është ajo kur ndiheni gati. Por nëse kërkon një moment të përshtatshëm për të filluar, e hëna është një zgjedhje ideale për të marrë vrullin e parë dhe për të ndërtuar një zakon të qëndrueshëm.